Rui Costa rizgjidhet president i Benficas

Futboll

Rui Costa rizgjidhet president i Benficas

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 13:46
Rui Costa

Ish-legjenda e Milanit dhe Portugalisë, Manuel Rui Costa është rizgjedhur si president i Benficas.

Skuadra portugeze regjistroi një pjesëmarrje historike me votën e 93,081 anëtarëve.

Rui Costa, është rizgjedhur si drejtor i klubit të Lisbonës pasi mori 65.89% të votave.

Kundërshtarit i tij, João Noronha Lopes, grumbulloi 34.11% të votave.

“Vullneti i shprehur sot pa mëdyshje nga anëtarët tregon rrugën përpara së bashku, duke forcuar frymën kolektive dhe gjithmonë duke e vendosur Benfikën tonë në qendër të veprimeve tona”, deklaroi Rui Costa pasi morri besimin e shumicës së anëtarve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat