Vedat Muriqi shënon golin e radhës në Spanjë

Futboll

Vedat Muriqi shënon golin e radhës në Spanjë

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 19:35
Vedat Muriqi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon me paraqitje të mira në La Liga me Mallorcan.

“Pirati” dardan ka shënuar edhe golin e gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.

Vedat Muriqi shënoi gol ndaj Getafe në minutën e 14-të, pas asistimit nga Johan Mojica.

Mallorca po fiton ndaj Getafes 1-0, me ndeshjen që po luhet në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat