Dardanët marrin rrugën drejt Sllovenisë

Futboll

Dardanët marrin rrugën drejt Sllovenisë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 16:01
Kosova

Dardanët marrin rrugën drejt Sllovenisë, “gati për të luftuar me zemër e krenari”!

Të buzëqeshur e me plot entuziazëm, lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë marrë rrugën për në Slloveni në përballjen historike që do të zhvillohet të shtunën në kuadër të fazës kualifikuese për Botërorin 2026.

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë disa fotografi të lojtarëve në Facebook ku shihen në disponim mjaft të mirë para ndeshjes në Ljubljanë.

Kosovës i nevojitet vetëm një pikë që të siguroj kualifikimin në “playoff” për Kupën e Botës që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat