Tifozët nga Kosova ”pushtojnë” Lubjanën

Futboll

Tifozët nga Kosova ”pushtojnë” Lubjanën

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 14:34
Tifozët nga Kosova

Edhe pse si mysafire, Kosova do të duket sikur do të luaj në shtëpi ndaj Sllovenisë.

Tifozë të shumtë nga Kosova janë nisur drejt Ljublanës, për të përkrahur ”Dardanët” në këtë ndeshje të rëndësishme.

Por duke parë numrin e madh të kosovarëve që jetojnë në Slloveni, dhe biletave të shumta që kanë siguruar, stadiumi “Stozice”, në Lubjanë, do të ketë më shumë tifozë shqiptarë se sa slloven.

Tifozët nga Kosova kanë arritur në Lublanë.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45, derisa ”Dardanëve” i mjafton një pikë të sigurojë play-ofin në kualifikimet e Kupës së Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat