Uellsi e rrezikon Maqedoninë e Veriut, fiton ndaj Lihtenshtajnit

Futboll

Uellsi e rrezikon Maqedoninë e Veriut, fiton ndaj Lihtenshtajnit

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:13
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Uellsit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Lihtenshajnit, duke mbajtur gjallë shpresat për fazën e play-offit në kualifikim për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi James në minutën e 62’të.

Me këtë fitore, Uellsi shkon në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka Maqedonia e Veriut në pozitën e dytë.

Pas tri ditësh, pikërisht Uellsi e pret Maqedoninë e Veriut – ndeshje kjo që e përcakton ekipin që do luajë në play-off, ose në rast të ndonjë rezultati befasues në ndeshjen Belgjikë – Lihtenshtajnt, pra luftohet edhe për pozitën e parë në grup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat