Juventusi dhe Liverpooli interesohen

Futboll

Juventusi dhe Liverpooli interesohen

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:37
Serxh Gnabri

Serxh Gnabri ka përjetuar së fundmi një ringritje në formë nën drejtimin e Vinsent Kompani te Bajerni.

Kombinimi i paraqitjeve të forta dhe situata e pasigurt e kontratës së tij pas verës së vitit 2026 ka bërë që gjermani të jetë në radarin e klubeve të mëdha.

Anësori ka impresionuar me paraqitjet e tij të mira duke kontribuar me shtatë gola dhe asistime në sezonin aktual të Bundesligës. Siç raportoi së fundmi gazeta italiane,

Juventusi ka pyetur për lojtarin e kombëtares gjermane. Interesi i Juves u ftoh shpejt për shkak të kërkesave të larta financiare të Gnabrit.

Podkasti i “Bild” përmendi edhe Liverpulin si një destinacion të mundshëm për Gnabrin. Kampionët anglezë thuhet se e kanë lojtarin “në listën e tyre”. Pavarësisht spekulimeve, ka shumë besim te Bajerni që bashkëpunimi do të vazhdojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat