Ministri Hajrulla Çeku: Me këtë ritëm dhe me këtë lojë, e presim Zvicrën në Prishtinë 

Futboll

Ministri Hajrulla Çeku: Me këtë ritëm dhe me këtë lojë, e presim Zvicrën në Prishtinë 

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 23:22
Hajrulla Çeku

Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka uruar trimat për fitoren e madhe, me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kosova është në play-off, në histori, tani synon kualifikimin në Kampionatin Botëror në futboll. 

“3 pikë për Kosovën tonë! 

Me këtë ritëm dhe me këtë lojë, e presim Zvicrën në Prishtinë.

Ëndrra vazhdon:, ka shrkuar Hajrulla Çeku në profiline tij në facebook.

Zvicra është në vend të parë në Grupin B me 13 pikë, pasojnë Kosova me 10, Sllovenia 3 dhe Suedia 1 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat