Fisnik Asllani pas ndeshjes: Faleminderit tifozëve në stadium për përkrahjen

Futboll

Fisnik Asllani pas ndeshjes: Faleminderit tifozëve në stadium për përkrahjen

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 23:48
Fisnik Asllani

Shënuesi i golit të parë të Kosovës në fitoren historike ndaj Sllovenisë, Fisnik Asllani ka folur pas ndeshjes.

Ai shënoi në minutën e shtatë në fitoren prej 2-0 ndaj Sllovenisë, me të cilën Kosova e siguroi play-offin.

“Ndjenjë e mirë për mu që kam shënuar sot, jam shumë krenar me djemtë që kanë luajtur shumë seriozisht në këtë ndeshje.

Si ekip, edhe mbrojtja ka punu mirë, nuk është vetëm hajt që s’kemi pranuar gol që katër ndeshje.

Shpresoj që të vazhdoj me punën që e kam bërë deri më tani, e shpresoj me më shumë gola me kombëtaren.

Atmsofera në stadium ka qenë si një forcë për neve, na kanë ndihmu shumë”, tha ai pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat