Hajdari: Duam fitore ndaj Zvicrës

Futboll

Hajdari: Duam fitore ndaj Zvicrës

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 13:22
Albian Hajdari

Albian Hajdari ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë - Zvicër që zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi dardan që më parë ka luajtur për Zvicrën ka thënë se e kanë instaluar një mentalitet që gjithmonë duan fitoren.

Ai ka thënë se pasi shkruan historinë me sigurimin e Play-Off-it, duan që të shkruajnë një tjetër histori që të marrin 13 pikë nga këto kualifikuese.

"Besoj që çdo ndeshje është e rëndësishme si çdo ndeshje tjetër. E kemi një mentalitet që ja fitojmë ja marrim një pikë".

"Ne duhet të fitojmë edhe ndaj Zvicrës. Ne shkruam historinë në ndeshjen e fundit, por duhet të shkruajmë histori edhe me pikë duke fituar dhe duke marrë më shumë pikë", tha Albian Hajdari. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat