Tomasson refuzon ofertën për të marrë drejtimin e Norwich

Futboll

Tomasson refuzon ofertën për të marrë drejtimin e Norwich

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 23:51
Jon Dahl Tomasson

Ish-trajneri i kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajner i ekipit anglez Norwich City, që aktualisht garon në Championship.

Norwich është në kërkim të një trajneri të ri prej javësh, pasi Liam Manning është shkarkuar pas rezultateve të dobëta që e kanë lënë klubin në zonën e rrezikut të rënies nga liga. Tomasson ka qenë njëri nga tre kandidatët kryesorë, pasi ish-trajneri i Wolves, Gary O’Neill, është përjashtuar nga gara të dielën.

Raportohet se Tomasson ka zhvilluar bisedime me aksionarin kryesor të klubit, Mark Attanasio. Megjithatë, ai ka vendosur të mos e pranojë ofertën, pavarësisht mundësisë për të punuar me bashkëkombasit e tij danezë në skuadër: Oscar Schwartau, Mathias Kvistgaard, Emiliano Marcondes dhe Pelle Mattson.

Tomasson, i cili më herët ka drejtuar edhe Blackburn në Championship, është pa punë që nga tetori, kur u shkarkua nga posti i përzgjedhësit të Suedisë.

Ndërkohë, Norwich renditet në vendin e njëzet e tretë në tabelë, dhe tifozët po shqetësohen se klubi mund të bjerë në League One për herë të parë pas shtatëmbëdhjetë vitesh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat