Ndeshja Vora-Teuta do të luhet në “Niko Dovana”

Futboll

Ndeshja Vora-Teuta do të luhet në “Niko Dovana”

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 16:27
Stadiumi

Ndeshja Vora-Teuta do të luhet në “Niko Dovana”!

Ndeshja Vora-Teuta, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit Abissnet Superiore, do të luhet në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje për të luajtur këtë takim në Durrës, pasi fusha e Vorës (që është skuadra pritëse) nuk është akoma gati.

Gjithashtu, është vendosur që ndeshja e fazës së tretë ndërmjet dy ekipeve të luhet në stadiumin e Vorës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat