Sllovakët deklarohen për Kosovën, befasojnë

Futboll

Sllovakët deklarohen për Kosovën, befasojnë

Nga: K. G. Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 16:29
Kosova

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror në futboll. 

Peter Palençik, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, ka folur për Kosovën, duke thënë se është një rival i panjohur për ta.

Ndeshja do të luhet më 26 mars në tokën sllovake, ndërsa fituesi do të kualifikohet në finale ku e pret fituesin e përballjes Turqi - Rumani.

"Kosova është një rival i panjohur për ne, por bazuar në rezultatet në kualifikime duhet ta respektojmë si një skuadër të fortë”, - Palençik për mediumin sllovak “Sporwweb”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat