Vedat Muriqi, i gatshëm për Villarealin

Futboll

Vedat Muriqi, i gatshëm për Villarealin

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 14:44
Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje te Mallorca – pas aventurës me Kombëtaren e Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026.

Muriqi është i gatshëm për ndeshjen ndaj Villarrealit, që luhet nesër nga ora 21:00.

Lojtari pati një kampanjë fantastike me fanellën “Dardane”, duke shënuar një fitore ndaj Sllovenisë dhe një barazim ndaj Zvicrës.

Ai tani do të fokusohet te skuadra spanjolle, ku kërkojnë fitore në vikend edhe pse do jetë vështirë ndaj Villarrealit në superformë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat