Sulmuesit të Kombëtares i humbet “durimi”

Futboll

Sulmuesit të Kombëtares i humbet “durimi”

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 11:01
Mirlind Daku

Mungesa e vazhdimësisë nga Mirlind Daku në shënimin e golave te ekipi i Rubin Kazan në Rusi ndikoi edhe te trajneri i Kombëtares Sylvinho, e përkthyer me 0 minuta ndaj Andorrës dhe Anglisë, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Por ditën e djeshme ky trend negativ ka ndryshuar, sulmuesi Daku rezultoi përcaktues me gol te skuadra nga Kazani kundër Akhmat Grozney.

Pas sigurimit të 3 pikësh dhe rikthimit te finalizimi, “pyka” 27-vjeçare ka reaguar në rrjetet sociale:

“Durimi e humbi durimin. Fitore e madhe”.

Kjo frazë vjen pas postimit të datës 20 nëntor nga vetë lojtari, ku Mirlind Daku shkruajti: “Durimi është vlerë, prandaj kurrë nuk u nxitova”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat