E konfirmon familja ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit

Futboll

E konfirmon familja ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 13:47
Stavros Pilios

Stavros Pilios me shumë gjasa do të jetë futbollisti i ri në Kombëtaren e Sylvinhos.

Ky konfirmim vjen nga familjarët e mbrojtësit 24-vjeçar, të kontaktuar prej “Albania Team”.

Në bazë të këtij informacioni, e qartë se Pilios ka pasur kontakte me trajnerin Sylvinho dhe kanë rënë dakord për të qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e marsit. Po kush është Stravios Pilios dhe çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Familja e tij është me origjinë nga Dropulli i Gjirokastrës, ndërsa Stavros Pilios ka lindur në Rohdos.

Mbulon të njëjtin rol sikurse Mario Mitaj, mbrojtës i majtë, luan me ekipin që lunante Mitaj, AEK i Athinës. Kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 1.2 milionë euro, ndërsa ka rol të rëndësishëm në ekipin grek..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat