Xherdan Shaqiri futet në 11 minutat e fundit, Baseli mposhtet

Futboll

Xherdan Shaqiri futet në 11 minutat e fundit, Baseli mposhtet

Nga: K.G. Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 23:10
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Xherdan Shaqiri kësaj radhe ka qëndruar në bankë, është aktivizuar nga minuta e 79-t për Baselin.

Kampioni i Zvicrës, Baseli, si mysafire pësoi humbje me rezultat 2:1 nga skuadra belge Genk.

Albian Ajeti është aktivizuar nga minuta e 60-t e Shaqiri nga minuta e 79-t.

Paksa është çudi që Shaqiri kaq vonë u aktivizua në lojë, arsyeja është një dëmtim muskulor.

Për vendasit shënojnë Oh Hyeon-Gyu (14') e Karetsas (45+2') dhe për Baselin Otele (57').

Genk është në vendin e nëntë me 10 pikë dhe Baseli në të 24-tin me 6 sosh pas xhiros së 5-t në Europa League. .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat