Po presin ftesën, dy kuqezinjtë

Futboll

Po presin ftesën, dy kuqezinjtë

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 12:48
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi ka shënuar golin e gjashtë me fanellën e Empolit këtë sezon, duke qenë vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë në Serie B.

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në fitoren e Empolit 5-0 ndaj Barit.

Me këtë fitore, Empoli renditet në vendin e 7-të.

Ndërkohë vëllai tjetër, Cristian Shpendi luajti si titullar për Cesena-n, në fitoren 1-0 ndaj Modena.

Ai ka shënuar 5 gola këtë sezon, një më pak se vëllai i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat