Dy klube të Premier League interesohen për djalin e Rudi Vatës

Futboll

Dy klube të Premier League interesohen për djalin e Rudi Vatës

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 14:19
Rocco Vata

Crystal Palace dhe Fulham po e ndjekin nga afër futbollistin e Watford në Championship, Rocco Vata. 

Njëzet vjeçari po kalon një sezon shumë të mirë, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.

Para se të transferohej në Angli, Vata ishte rritur si futbollist te akademia e Celtic.

Në muajin mars, ai kishte debutuar me Kombëtaren e Irlandës në ndeshjen e Nations League kundër Bullgarisë.

Pos dy skuadrave angleze, interesim të madh për futbollistin me rrënjë shqiptare kanë treguar edhe klubet evropiane Atalanta dhe Eintracht Frankfurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat