Struga Trim Lum i shkakton debakël Bashkimit

Futboll

Struga Trim Lum i shkakton debakël Bashkimit

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 14:25
Bunjamin Shabani

Struga Trim Lum ka treguar lojë të mirë, duke i shkaktuar debakël me rezultat 6:0 Bashkimit të Kumanovës, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shabani e hapi serinë e golave në minutën e 24-të, pasuar nga një gol i Maleskit për 2:0 në minutën e 37-të, dhe Jevtoski me një gol të bukur nga distanca (41’), 3:0.

Në pjesën e dytë struganët treguan të njëjtin ritëm të lojës, ku shënuan Hamza (53’), Malevski (61’) e Vosha (84’).

Vardari kryeson me 39 pikë, pason Struga TL me 38, ndërsa Bashkimi renditet në vend të pestë me 22 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat