Anis Mehmetit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Futboll

Anis Mehmetit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 11:59
Anis Mehmeti

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrë përfekte sezonin në Championship me Bristol Cityn.

Duke parë paraqitjet fantastike, faqja e njohur “Transfermarkt” ka rritur vlerën e lojtarit shqiptar.

Tani, 24-vjeçari vlen 10 milionë euro dhe te Shqipëria vetëm dy lojtarë janë më të shtrenjtë, Kristjan Asllani dhe Armando Broja.

Mehmeti gjatë këtij sezoni në ligë, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat