Flamengo shpallet kampione e Brazilit një javë para fundit

Futboll

Flamengo shpallet kampione e Brazilit një javë para fundit

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 12:54
Flamengo

Flamengo ka mposhtur Cearán me rezultatin 1-0 në javën e 37-të të Serisë A braziliane dhe ka siguruar titullin kampion me një ndeshje të mbetur.

Skuadra e drejtuar nga 40-vjeçari Filipe Luís shpallet kampione e Brazilit për herë të shtatë në histori dhe për herë të parë që nga viti 2020. Pas 37 ndeshjesh, Flamengo renditet me 78 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt, Palmeiras, ka 73.

Ky sezon konsiderohet si një nga më të suksesshmit në historinë e klubit, pasi Flamengo ka fituar katër trofe madhorë:

Serie A braziliane,

Copa Libertadores,

Superkupën e Brazilit,

Kampionatin e Shtetit të Rio de Janeiros.

Një vit i artë për gjigantin brazilian, i cili e përmbyll sezonin si dominues absolut në futbollin latin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat