Nedim Bajrami e pranon në Skoci pas shpërthimit me Rangersin

Futboll

Nedim Bajrami e pranon në Skoci pas shpërthimit me Rangersin

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 18:18
Nedim Bajrami

Zakonisht në Kombëtaret e tjera ndodh që lojtarët më të mirë të grumbullohen dhe të thonë fjalën e tyre në fushën e lojës, ndërsa te Shqipëria ndodh e kundërta, lojtarët konfirmohen nga Kombëtarja.

Por për sa kohë edhe kjo formulë i jep sukses Silvinjos, askush nuk mund ta kundërshtoj.

Një rast i tillë ishte edhe ai i Nedim Bajramit. Shumë kohë i përjashtuar nga Rangers, veçanërisht me trajnerin e ri,

Rohl, që e hoqi edhe nga kampionati duke mos e grumbulluar më. Shqipëria e fton dhe Bajrami nxjerr në pak minuta golin që na siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa kundër Anglisë ishte fantastik.

Pasi e ndoqën në ndeshjen me Anglinë, te Rangers u bindën se Bajrami e meritonte një shans. Kështu mesfushori shqiptar rihyri në organikën e ekipit dhe tani ka shpërthyer me super performanca.

Në ditën e djeshme arriti që të realizonte golin e barazimit me Dundee nga penalltia në minutën e fundit, por përtej një goli të tillë nga 11-metrat, ishte më i miri në fushën e blertë te Rangers.

“Unë kam shumë histori dhe eksperiencë në goditjet e penalltive, prandaj e mora përsipër dhe arrita ta shënoj, kam vetbesimin e duhur në këtë pjesë. E shkuara është e shkuar, nuk dua që t’i kthehem prapa dhe ta diskutoj këtë histori.

Kisha shumë kohë jashtë ekipit, fola me trajnerin e ri kur erdhi pastaj ika te Shqipëria, luajta kundër Anglisë dhe besoj se luajta mirë.

Më pas erdha këtu dhe kapa shansin tim”, tha Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat