Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

Futboll

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 18:56
Donald Trump

Në Washington po mbahet shorti i botërorit 2026. Prezent në ceremoni është edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili së fundmi ka marrë një çmim.

FIFA i ka dhënë Trumpit “Çmimin e Paqes FIFA”, i pari i këtij lloji. Në fillimin e ceremonisë u shfaq një video, ku theksonte rolin e Trump në paqen në botë.

Aty shihet përpjekja e Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat