Arijanet Muriç feston ndaj Fiorentinës

Futboll

Arijanet Muriç feston ndaj Fiorentinës

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 16:51
Sassuolo

Sassuolo ka shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e javës së 14-të të Serie A në futboll.

Fiorentina është zhytur thellë në krizë, ende nuk ka shijuar fitore, ka 6 barazime e 8 humbje.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka festuar fitoren ndaj rivalit.

Arijanet Muriç u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 7-të.

Për Sassuolon shënuan Volpato (14'), Muharremoviq (45+1'), Kone (65') dhe për skuadrën nga Firenca realizoi Mandragora (9' - nga penalltia).

Sassuolo është në vend të tetë me 20 pikë e  Fiorentina në fund (e 20-ta) me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat