Shkupi vazhdon me seri katastrofale

Futboll

Shkupi vazhdon me seri katastrofale

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 17:51
Shkupi

Shkupi mbetet i gozhduar në fund me vetëm një pikë pasi kjo skuadër humbi ndaj Brerës me rezultat 1:3. 

Skuadra nga Strumica doli nga zona e rrezikut dhe me dy gola në 17 minutat e para me golat e Makiç dhe Ivanovskit. Todorov e çoi epërsinë në 0:3 në pjesën e dytë.

Goli i nderit për Shkupin ishte vepër e futbollistit Shuku.

Shkupi është në fund me 1 pikë apo me 1 barazim e 15 humbje dhe Brera është në vend të 7-të me 19 pikë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat