Drita përgatitet për sfidën me skuadrën holandeze

Futboll

Drita përgatitet për sfidën me skuadrën holandeze

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 16:26
Drita

AZ Alkmaar do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.

Skuadra e futbollit Drita do të përballet me holandezët e AZ Alkmaar, në takimin e xhiros së pestë të Conference League. 

Kampioni i Kosovës kërkon fitore që do të sigurojë kalimin më tej në këtë garë të respektuar.

“Ngazëllimi po rritet ndërsa FC Drita përgatitet të përballet me AZ Alkmaar në UEFA Conference League”, thuhet nga FC Drita.

Ndeshja luhet (18.45) të enjten e 11 dhjetorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita zë vendin e tetë me 8 pikë e Az Aklmaar të 20-tin me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat