AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Futboll

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 18:33
Pamje

Skuadra e njohur holandeze, AZ Alkmaar ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Skuadra holandeze do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll. 

Ndeshja do të luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar në orën 18.45.

“Të enjten, më 11 dhjetor, ekipi i trajnerit  Maarten Martens do të përballet me FC Drita”, shkruan në faqen e klubit holandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat