I përjashtuar nga trajneri Sarri te Lazio

Futboll

I përjashtuar nga trajneri Sarri te Lazio

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 19:43
Hysaj

Futbollisti me numrin më të lartë të prezencave te Kombëtarja (95 ndeshje) Elseid Hysaj po përjeton momentin më të vështirë në karrirë.

Shkak për këtë është bërë trajneri i Lazios, Mauricio Sarri.

Gjatë këtij sezoni, 31-vjeçari shqiptar e ka djerësitur fanelën e Lazios në vetëm 3 ndeshje, ndërsa kohët e fundit raportohet se është përjashtuar me kërkesë të trajnerit nga lista e ekipit.

Hysajt i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe gjasat janë të mëdhaja, sipas mediat italiane që të largohet prej merkatos së janarit.

Pas shumë aludimesh dhe “terorish” në media për gjendjen e mbrojtësit të djathtë te kryeqytetasit, ka ardhur reagimi i vetë lojtarit.

Përmes një “Story” në rrjetin social Instagram, Hysaj shikohet duke u stërvitur me ekipin lacialë, ndërsa evidentohet edhe një emoji i qeshur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat