KF Bashkimi 1947 largon sulmuesin Marko Simonovski

Futboll

KF Bashkimi 1947 largon sulmuesin Marko Simonovski

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 18:37
Marko Simonovski

KF Bashkimi 1947 ka larguar edhe një lojtarë nga radhët e veta. Bëhet fjalë për sulmuesin 33 vjecar Marko Simonovski, i cili kishte ardhur gjatë verës tek Bashkimi 1947 nga Gostivari, por nuk ka kënaq drejtuesit e klubit me gola dhe paraqitjet e tij.

Pas Rexhepit, Hoxhiqit dhe Xhelilit, Marko Simonovski është futbollisti i katërt që largohet nga Bashkimi.

Open-TV mëson se do të ketë edhe largime të tjera të lojtarëve që nuk kanë arritur pritshmëritë e klubit.

Gjithashtu mësojmë se do të ketë prurje të reja në vend të këtyre largimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat