Bayern pranë rinovimit me Serge Gnabryn

Futboll

Bayern pranë rinovimit me Serge Gnabryn

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 22:09
Serge Gnabry

Bayerni i Mynihut dhe Serge Gnabry po i afrohen gjithnjë e më shumë një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës.

Edhe pse kontrata aktuale e sulmuesit skadon në vitin 2026, klubi bavarez ka nisur prej kohësh punën për të siguruar të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve nga iMiaSanMia, javën e kaluar është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Bayernit dhe përfaqësuesve të agjencisë ROOF, e cila menaxhon të drejtat e Gnabry-t. Takimi ka qenë pozitiv dhe sinjalet e para flasin për një marrëveshje të afërt.

Negociatat kanë trajtuar si aspektin sportiv, ashtu edhe atë financiar të viteve të ardhshme, ndërsa palët duken në të njëjtin drejtim. Gnabry, tashmë 29 vjeç, ndihet shumë mirë në Mynih dhe është i gatshëm t’i besojë klubit për një projekt afatgjatë.

Bayern mbetet optimist se rinovimi do të konkretizohet së shpejti, duke mbajtur në skuadër një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të qëndrueshëm në repartin ofensiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat