Futbollistët e Vushtrrisë vizitojnë varrin e Erjon Morinës

Futboll

Futbollistët e Vushtrrisë vizitojnë varrin e Erjon Morinës

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 13:29
Futbollistët e Vushtrrisë

Futbollistët e Vushtrrisë sot kanë vizituar varrin e Erjon Morinës, i cili ndrroi jetë një vit më parë.

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit Erjon Morina, klubi i futbollit “Vushtrria” mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar kujtimit të tij.

Përfaqësues të klubit, së bashku me të gjithë lojtarët, nderuan veprën dhe kujtimin e Erjon Morinës me praninë e tyre, duke shprehur mirënjohje për gjithçka ai ka dhënë për futbollin dhe komunitetin.

“Erjoni do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë dhe zemrës së klubit tonë. Kujtimi për të mbetet i paharruar dhe vazhdon të na frymëzojë”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat