Asllani e Ismajli titullarë në fitoren e madhe të Torinos

Futboll

Asllani e Ismajli titullarë në fitoren e madhe të Torinos

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 16:52
Pamje nga ndeshja

Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli e Kristjan Asllani, u paraqitën titullarë në fitoren e Torinos, me rezultat 1:0 ndaj Cremoneses.

Vendasit ndalën pikë të plotë dhe tejet të mëdha në rrugëtim për pjesën e epërm të tabelës.

Futbollisti Vllashiq shënoi në minutën e 27-të.

Asllani u zëvendësua në minutën e 90+1.

Torino renditet në vend të 12-të me 17 pikë, ka tre më pak se Cremonese që gjendet në të 9-tin pas javës së 15-të në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat