Kaos në fund të ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës

Futboll

Kaos në fund të ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 22:25
Pamje

Ndeshja mes Teutës dhe Tiranës në “Niko Dovana” është mbyllur me barazimin 1:1, por edhe me momente shumë të tensionuara.

Pasi gjyqtari vërshëlleu për fundin e takimit, kishte përplasje mes futbollistëve të dy skuadrave në fushë dhe pat momente tensioni, aq sa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur situata që mund të përshkallëzoheshin.

Rezultati në fund nuk ka kënaqur asnjë nga dy skuadrat dhe kjo u pa edhe nga fakti që në të dy kampet kishte mbledhje urgjente në dhomat e zhveshjeve.

Drejtuesit e Teutës dhe Tiranës kishin takime me futbollistët e ekipeve përkatëse pas mbylljes së sfidës, si një sinjal ndaj skuadrës në fund të një ndeshje ku qartësisht të dy palët pritnin më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat