Arsenali gati çuditi të gjithë, autogolat e shpëtuan me fytyrë

Futboll

Arsenali gati çuditi të gjithë, autogolat e shpëtuan me fytyrë

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 22:58
Arsenali

Arsenali gati çuditi të gjithë në stadiumin "Emirates", ku fitoi në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj të fundosurit Wolves. 

Autogolat e shpëtuan me fytyrë.

Një autogol ishte edhe fatlum për Arsenalin në minutën e 70-të. 

Futbollisti Sam Johnstone shënoi autogol për 1:0. 

Në minutën e 90-të Emmanuel Arokodare ka barazuar rezultatin duke shokuar liderin e Premier Leagues.

Në minutën e 90+4, tjetër autogol, Yerson Mosquera dhe shpëtoi me fytyrë Arsenalin.

Yerson Mosquera shënoi autogol për fitoren e mundimshme te Arsenalit me rezultat 2:1.

Arsenali kryeson me 36 pikë pas javës së 16-të dhe Wolves është në fund me 3 pikë. 

Wolves deri me tash nuk njeh fitore, ka 2 barazime e 14 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat