Uran Bislimi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Uran Bislimi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K.Goca Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 18:22
Lugano

Futbollisti Uran Bislimi ka shënuar në Kampionatin e Zvicrës.

Bislimi me Luganon e mposhtën me rezultat 4:2 ndaj Servettes, në takimin e javës së 17-të.

Papadopoulos (5'e 52’), Grgiç (18' - nga penalltia), Bislimi (24') shënuan për Luganon dhe Douline (39') e Mraz (73’) për Servetten.

Bislimi dhe portieri Amir Shaipi u paraqitën standardë për Luganon.

Bislimi deri me tash ka shënuar dy gola në kampionatin zviceran.

Lugano zë vendin e gjashtë me 27 pikë e Servette në të nëntin me 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat