Igli Tare nuk humb kohë

Futboll

Igli Tare nuk humb kohë

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 15:23
Niklas Fyllkryg

Igli Tare si gjithmonë kërkon të mundë konkurrencën dhe të mos lërë gjëra për momentet e fundit,

Ndaj “Sky Deutchland” ka mësuar se drejtori sportiv i Milanit ka hedhur hapin e parë për të siguruar firmën e sulmuesit të Gjermanisë, Niklas Fyllkryg.

Media gjermane ka bërë të ditur se Tare i është drejtuar Uest Hemit, i cili ka në pronësi lojtarin, me një ofertë huazimi me të drejtë blerje në fundin e sezonit, por pa detyrim për blerjen e tij.

Nuk bëhen të ditura shifrat, por drejtuesi shqiptar ka kërkuar që të mbyllë gjithçka që në ditët e para të janarit për ta vënë në dispozicion të trajnerit Alegri.

Për lojtarin ka interes edhe nga klubet tjera, më konkretisht Volfsburgu, ndaj Tare kërkon të shmangë konkurrencën dhe të bindë lojtarin që të provojë Serinë A para se të bëjë prapakthehu në Bundesligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat