Fat i keq për lojtarin nga Kosova në Zvicër

Futboll

Fat i keq për lojtarin nga Kosova në Zvicër

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 16:21
Behar Neziri

Mesfushori nga Kosova Behar Neziri ka pësuar një lëndim të rëndë, duke këputur ligamentet në gjurin e djathtë.

Ylli i St.Gallen u lëndua në ndeshjen të cilin ekipi zviceran e zhvilloi të martën në mbrëmje ndaj Sionit.

Neziri u aktivizua në këtë ndeshje si titullar dhe u lëndua pak minuta para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Testet mjekësore të cilave ai iu nënshtrua të mërkurën në mëngjes, konfirmuan se Neziri ka pësuar këputje të ligamentit.

22-vjeçari tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të mungojë për disa muaj.

Vlen të theksohet se Neziri këtë sezon u aktivizua në 17 ndeshje për St.Gallen, duke luajtur në të gjitha nga minuta e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat