Ibrahimoviç befason, prezanton këpucët e reja me flamurin e Kosovës

Futboll

Ibrahimoviç befason, prezanton këpucët e reja me flamurin e Kosovës

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 17:17
Prezanton këpucët e reja, shihet flamuri i Kosovës

Talenti 20-vjeçar Arijon Ibrahimoviç ka tërhequr vëmendjen e tifozëve pas prezantimit të këpucëve të reja të futbollit, ku shihet i vendosur flamuri i Kosovës.

Ky veprim ka ngjallur spekulime nëse lojtari i lindur në Gjermani do të zgjedhë të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh se ai deri tani ka luajtur vetëm për Gjermaninë deri te U21.

Sipas burimeve, FFK ka shprehur interesim për Ibrahimoviç dhe po monitoron nga afër vendimin e tij, ndërsa lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi përfaqësimin ndërkombëtar.

Image

Arijon Ibrahimoviç

Me këtë gjest, shumë tifozë e shohin si një sinjal të mundshëm që Ibrahimoviç mund të bashkohet me Kosovën në të ardhmen.

Ibra luan për ekipin e Bundesliga I, Heidenheim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat