Çfarë po ngjan me Xherdan Shaqirin? Gaboi sërish

Futboll

Çfarë po ngjan me Xherdan Shaqirin? Gaboi sërish

Nga: K.Goca Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 22:53
Xherdan Shaqiri, humb penalltinë

Xherdan Shaqirit duket se nuk po i shkon mbarë me goditjen nga penalltia! 

Shaqiri sërish ka dështuar nga penalltia, kjo është shqetësuese ndonëse Baseli ngadhënjeu me rezultat 2:1 në konak të Luzernit, në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit zviceran. 

Shaqiri gaboi nga penalltia në minutën e 18-të.

Xherdan Shaqiri, humb penalltinë e tretë radhazi gjatë këtij edicioni.

Për Baselin shënuan Broschinski (49') e Koindredi (75' - nga penalltia) dhe për Luzernin realizoi Von Moo (54'). 

Kapiteni Shaqiri është zëvendësua në minutën e 83-të.

Baseei zë vendin e tretë me 31 pikë e Luzerni është në të dhjetin me 18 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat