11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference-League-s

Futboll

11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference-League-s

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 11:31
Arbitrat

11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë në ndeshjet e UEFA Conference League-s, shkruan Indeksonline

Florian Lata për herë të parë gjykon në fazën e ligës.

Së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si asistentë, Enea Jorgjin arbitër të katërt, Kreshnik Barjamajn në VAR dhe Kreshnik Cjapin në AVAR do të vendosin drejtësi në Slovan Bratislava-Hacken.

Për Dynamo Kyiv-Noah janë përzgjedhur Juxhin Xhaja, Arber Zalla, Rejdi Avdo, Olsion Yzeiraj dhe Albert Doda në AVAR.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat