Spikat klasikja Tirana - Vllaznia

Futboll

Spikat klasikja Tirana - Vllaznia

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 17:06
Ndeshjet

Ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohen të premten dhe të shtunën.

Kjo javë e parafundit e kampionatit për vitin 2025 premton sfida mjaft interesante.

Të premten luhen tre nga sfidat e kësaj jave. Egnatia pret Partizanin në shtëpi, me ndeshjen që është programuar të nisë në ora 16:30.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida mes Dinamo City – Vora.

Sakaq, në 19:30, Teuta luan përballë Flamurtarit në transfertën e Vlorës.

Të shtunën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave të 18-të. Klasikja Tirana – Vllaznia do të luhet në ora 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë luhet edhe Bylis – AF Elbasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat