Futbollisti nga Kosova tregon emrin e vajzës së porsalindur

Futboll

Futbollisti nga Kosova tregon emrin e vajzës së porsalindur

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 19:15
Mirlind Daku e Vesa Vllasaliu

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, kanë bërë të ditur lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë.

Dyshja publikuan lajmin në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit gëzimin dhe emocionin e tyre. Vajza e porsalindur u pagëzua me emrin Miresa.

“Falënderimi i takon vetëm

Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!” – shkroi Daku, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të vogëlushes.

Vesa Vllasaliu gjithashtu ndau emocionet e saj për këtë moment të veçantë, duke përshkruar lumturinë e saj dhe të partnerit.

Pavarësisht se janë bashkë prej kohësh, çiftit rrallëherë i kanë shpërndarë detaje personale nga jeta private, duke e bërë lajmin e ardhjes së Miresës edhe më të veçantë për ndjekësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat