Nga gjigantët e tokës polake te LaLiga spanjolle

Futboll

Nga gjigantët e tokës polake te LaLiga spanjolle

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 18:00
Juljan Shehu

Pavarësisht se rinovoi kontratën me Vidzev Lodz deri në verën e vitit 2028, Juljan Shehu mund të largohet.

Sipas “Transfermarkt”, mesfushori 27-vjeçar ka interes të fortë nga 3 ekipe.

Valencia në Spanjë, Kansas City në SHBA dhe Panathinaikos i Superligës greke, kanë nisur kontaktet e para me palën e futbollistit. Ende s’ka asgjë konkrete, por interesimi mbetet aty.

Kujtojmë se Shehu po kalon “formën e jetës” në Poloni. Madje, për shkak të performancave të nivelit të lartë, këtë vit ai u ftua edhe nga trajneri Sylvinho në Kombëtaren shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat