Media zvicerane për Albian Ajetin: Nuk ka shënuar që nga java e tetë

Futboll

Media zvicerane për Albian Ajetin: Nuk ka shënuar që nga java e tetë

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 12:18
Sulmuesi Albian Ajeti në veprim

Sulmuesi Albian Ajeti ka periudhë të gjatë që nuk ka shënuar në fanellën e Baselit.

Mediumi zviceran “Blick” ka ngritur shqetësimin për futbollisti nga Kosova, duke shkruar që nga java e tetë nuk ka shënuar gol në Kampionatin e Zvicrës.  

“Atë që Broschinski e ka arritur tani, dëshiron ta bëjë edhe partneri i tij në sulm te FC Baseli, Ajeti.

Edhe ai ka kohë që pret një gol. Më saktësisht, Ajeti dikur ishte golashënuesi më i mirë me fanellën e Baselit, nuk ka shënuar që nga java e tetë.

Atëherë, ai shënoi në fitoren 3:0 kundër Servettes.

Në nëntë paraqitjet që nga ajo kohë, ai ende nuk ka gjetur rrjetën”, shkruan media zvicerane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat