Bayerni i fortë për ekipin e Ramajt e Ibrahimoviçit

Futboll

Bayerni i fortë për ekipin e Ramajt e Ibrahimoviçit

Nga: K.G. Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 19:21
Bayerni

Bayern Munihu ka marrë tre pikë të pritura në udhëtim në duel me ekipin që po kalon në krizë të rezultateve, Heidenheim.

Bayerni ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj Heidenheimit.

Futbollistët Stanishiq (15'), Olise (32'), Diaz (86’), Kane (90+2') – realizuan për Bayernin.

Portieri Diant Ramaj, si zakonisht nga minuta e parë, kurse futbollisti Arijon Ibrahimoviç u paraqit nga minuta e 46-të për Heidenheimin.

Pas javës së 15-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 41 pikë apo me 13 fitore e 2 barazime, ndërsa Heidenhem është në zonën e kuqe përkatësisht në vend të 17-të me 11 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat