Onana ka “rilindur” te Trabzonspori

Futboll

Onana ka “rilindur” te Trabzonspori

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 14:42
Andre Onana

Pas një periudhe të vështirë, Andre Onana vendosi të rifillojë larg vëmendjes së Premier League, duke zgjedhur Trabzonsporin. '

Një destinacion surprizë, duke pasur parasysh se klubi nga Deti i Zi u rendit i shtati në Super Ligën 2024/25 dhe nuk merr pjesë në kupat europiane, shumë larg netëve të Champions League, që portieri kishte përjetuar me Ajax.

Transferimi u bë i mundur edhe nga mbyllja e shumicës së tregjeve europiane, ndërsa pista turke u konsiderua më bindëse se ofertat nga Arabia Saudite.

Vendimtare ishte dëshira e Onana për t’u larguar nga presioni i vazhdueshëm te Manchester United, si edhe përfitimet ekonomike nga bonuset, që mund t’i dyfishojnë pagën.

Në një video të klubit, ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur.

Po jetoj periudhën më të mirë të jetës sime”. Ai foli edhe për dashurinë e tifozëve:

“Janë njerëzit e mi, i dua. Janë shumë pasionantë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat