Fanella e Maradonës shitet për një çmim rekord

Futboll

Fanella e Maradonës shitet për një çmim rekord

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 12:29
Piktura e Maradonës

Legjenda Diego Armando Maradona ndërroi jetë me 25 nëntor të vitit 2020 në moshën 60 - vjeçare.

Ish futbollisti i mirënjohur e kaloi periudhën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Napoli, stadiumi ku luan skuadra italiane dhe mban emrin e tij, por la edhe gjurmë të madhe duke veshur edhe fanellën e Barcelonës (1982/84), ku shënoi 22 gola në 36 paraqitje.

Gjatë vitit të tij të fundit në klubin katalanas, Maradona humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, dhe fanella e tij u gris gjatë një përleshjeje me lojtarët kundërshtarë.

‘Mundo Deportivo’ sjell historinë e asaj që i ndodhi fanellës së lartpërmendur plot katër dekada më vonë.

Konkretisht, media e lartpërmendur deklaron se një punëtore e ekipit të Barcelonës mori fanellën dhe e mbajti si suvenir, të cilën më vonë ia dhuroi shoqes, e cila ia dha djalit të tij. Vendosi ta shiste fanellën (në ankand) dhe çmimi përfundimtar ishte afër 180,000 dollarë.

Asnjë fanellë e argjentinasit të famshëm nuk është shitur ndonjëherë për një shumë më të lartë, duke e bërë këtë shitje rekord.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat