Inter me revolucion për vitin 2026

Futboll

Inter me revolucion për vitin 2026

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 11:09
Pamje nga ndeshja

Interi ka vendosur të mos ndërmarrë ndryshime të mëdha në skuadër në afatin e ardhshëm të merkatos, duke e shtyrë revolucionin për verën e vitit 2026.

Klubi zikaltër po ndjek një strategji më të kujdesshme financiare dhe sportive, duke ruajtur stabilitetin aktual të ekipit, shkruan IndeksOnline.

Në fund të sezonit 2025/26 skadojnë kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm si Acerbi, de Vrij, Darmian, Mkhitaryan dhe Sommer, të cilët mund të largohen nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim. Situata e Mkhitaryan mbetet ende e hapur.

Ndërkohë, Davide Frattesi mund të jetë një nga emrat që largohen që në janar, në rast të një oferte të kënaqshme.

Për verën e vitit 2026, në listën e largimeve të mundshme janë edhe Denzel Dumfries, i kërkuar nga Premier League, si dhe Hakan Çalhanoğlu, i cili po mendon një rikthim të mundshëm në Turqi.

Interi synon të përgatisë gradualisht një cikël të ri, pa rrezikuar objektivat sezonalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat