Juventusi vendos t’i rritë pagën Kenan Yildiz

Futboll

Juventusi vendos t’i rritë pagën Kenan Yildiz

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 12:24
Yildiz

Juventusi ka plane serioze për rinovimin e kontratës për dy nga lojtarët e saj, Yildiz dhe McKennie.

Për turkun ka shpresa që të arrihet një marrëveshje sa i takon pagës, që është diskutuar gjithmonë, sepse kontrata e tij skadon në vitin 2029.

Ajo që duhet parë ka të bëjë me faktin, nëse propozimi i klubit bardhezi për rritjen e pagës do të konsiderohet i mjaftueshëm nga njerëzit afër Kenan Yildiz, apo jo.

Për Juventusin turku është shumë i rëndësishëm, ndaj dhe kërkon ta “blindojë” me një pagë më të lartë, për ta larguar nga klubet e tjera që janë të interesuara për të.

Ka sinjale pozitive dhe për çështjen e mesfushorit amerikan, Weston McKennie, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026.

Sipas të gjitha gjasave, lojtari dhe klubi torinez do të bien dakord për një rinovim dyvjeçar të kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat