Sokol Cikalleshi te Flamurtari?!

Futboll

Sokol Cikalleshi te Flamurtari?!

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 11:19
Sokol Cikalleshi

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, trajneri Ditmar Bicaj ka folur për mundësinë e transferimit të Sokol Cikalleshit në Superiore, te Flamurtari.

Sipas Bicajt, ky transferim s’ka shans të ndodhë, teksa zbulon se ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka refuzuar edhe dy oferta të tjera.

“Me aq sa e njoh unë Cikalleshin, nuk e besoj. Nuk ka shanse që të kthehet në Shqipëri. Jo te Flamurtari, por edhe në Shqipëri po them.

Di që ka pasur edhe oferta nga ekip te dy vendet e para, por nuk e mendonte kthimin në Shqipëri.

Te Flamurtari jo që jo. Nuk është në idetë e Cikalleshit një rikthim në Shqipëri. Kur ka refuzuar dy ekipe në vendet para, që ka pasur kontakte dhe kanë shprehur dëshirë…”, tha Ditmar Bicaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat